Delinda dhe Eldo, çifti i bashkëshortëve që punojnë në “Klanifornia”

Delinda dhe Eldo, çifti i bashkëshortëve që punojnë në “Klanifornia”

21:53 05/10/2019

Delinda Disha dhe bashkëshorti i saj Eldo Disha janë pjesë e spektaklit më të ri “Klanifornia” në Tv Klan.

Ajo një aktore e talentuar, ndërsa Eldo një kostumograf i aftë. Çifti zbulon për emisionin “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan si është të punojnë me njëri-tjetrin.

Eldo Disha: Kemi bashkëpunuar dhe më përpara ku jemi njohur të dy.

Delinda Disha: Do vij padyshim me karaktere të reja, pse jo dhe me imitime. Edhe aktorë të tjerë do kenë imitime, edhe ato do kenë impakt shumë të mirë tek publiku. Të gjithë aktorët do kenë personazhe të ndryshëm, do ketë larmirshmëri, do ketë tematika të ndryshme. Çdo aktor do përpiqet të sjellë mesazhe nga jeta sociale. Ne kemi bashkëpunuar me Eldon, kemi qenë në shfaqje. Por me këtë rast diskutimet që i bënim në shtëpi, nuk do të bëhen në shtëpi, do zhvendosen dhe ambienti do të jetë në skenë dhe në studiot e Klanifornia.

Nga ana tjetër, Delinda thotë se Eldo e ndihmon edhe duke i shkruar tekstet.

Delinda Disha: Unë nuk e kam thënë më përpara, Eldo përveç se më mbështet, shumë nga tekstet e mia i shkruan Eldo. Sepse ndodh që aktori bllokohet, qoftë edhe tema të ndryshme, qoftë edhe ide. Përveç se konsulent, e kam edhe një ndihmës të jashtëzakonshëm. Eldo një natyrë praktike, unë jam shumë emocionale. Në rrethet artistike është shumë mirë kur ti bashkëpunon jo vetëm me bashkëshortin, por edhe miq.

Sa i përket marrëdhënies në çift, Eldo tregon se mes tyre nuk mungojnë as zënkat siç ndodh në të gjitha çiftet.

Eldo Disha: Të bëjmë sikur jemi çifti më i përkryer, nuk bëjmë dot. Ka përplasje, por janë shumë normale. Janë nga ato lloj përplasjesh që janë të pranueshme dhe janë të nevojshme për një marrëdhënie në çift.

S’kam komplekse pse jam në një marrëdhënie pune me bashkëshorten.  /tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi