“Mos i ndaloni ata që duan të imunizohen për t’i bërë ballë flamës botërore”

Me konfirmimin zyrtar të variantit indian Delta të COVID-19, mjeku Tritan Kalo u kërkon qytetarëve që të jenë shumë të kujdesshëm, të respektojnë masat kundër anti-covid dhe të vaksinohen për të qenë të mbrojtur nga infeksioni.

 “Nuk është kurrë vonë për t’u përkujdesur për shëndetin tuaj dhe të të gjithë atyre, të cilët gjallojnë rreth jush. Vetëndërgjegjësim dhe vetëm vetëndërgjegësim. Hyrja e variantit Delta të virusit Sars-Cov 2 është në vijimësi të qarkullimit nëpër botë, edhe të varianteve të tjera që prej atij të Ëuhan-it, nga ishte pikënisja e kësaj pandemie ose flame mbarëbotërore”.

Ndër të tjera Kalo thekson se:

“Nëse mes nesh ka individë ose grupe individësh që ngurrojnë të vaksinohen kundër virusit Sars-Cov 2, së paku mos u bëni pengues për të tjerët, që të përfitojnë nga procesi i vaksinimit”, përfundon mjeku Tritan Kalo.

Klan News