Delvinë – Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e Banush Ogiçi, 22 vjeç në fshatin Vergo të Delvinës për arsye se ky Ogiçi ka qenë shpallur në kërkim për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake e municioneve”. (Ngjarje e ndodhur në datën 18.09.2014 në fshatin Pigadhë, Delvinë).

Gjithashtu dyshohet ky shtetas ka kryer edhe disa vjedhje të ndryshme për të cilat policia po kryen dokumentimin e plotë të tyre. Banush Ogiçi-t, i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”./tvklan.al