Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të hënën për të caktuar seancës plenare të radhës, por sipas

Klan Kosovës,

 as në këtë seancë nuk është parashikuar votimi për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Nga 10 pikat që pritet të diskutohen në kryesi, në asnjërën prej tyre nuk përmendet Demarkacionin.

Sipas njoftimit nga zyra për informim e Kuvendit, njoftohet se të hënën kryesia do të bëjë “Miratimin e procesverbalit nga mbledhja e mëparshme, pastaj përgatitjet për seancën plenare”.

Ende nuk dihet nëse kjo do të jetë seanca e fundit plenare, para se deputetët të marrin pushimet.

Zyrtarët kosovarë, përfshirë edhe vetë Ministrin e Integrimit, Bekim Çollakun kanë deklaruar se nuk ka liberalizim të vizave, pa ratifikim të Demarkacionit me Malin e Zi, pasi Demarkacioni është caktuar si kusht nga Bashkimi Europian, për mundësimin e lëvizjes së lirë. /tvklan.al