Ka munguar prej dëmtimeve në 85 ndeshje prej gushtit të 2017

Ousmane Dembele nuk është një njeri me fat. Prej momentit kur u transferua te Barcelona në gusht të 2017 ka pësuar shumë dëmtime edhe pse është 23 vjeç, duke qëndruar shpesh larg fushave.

Dembele i cili ka kushtuar 145 milionë euro ka munguar në 85 takime për Barcelona, më shumë se kushdo futbollist tjetër. Jo pak në të njëjtën periudhë ka munguar edhe Neymar. Braziliani i Paris Saint Germain nuk ka qenë gati për 65 ndeshje.

Edhe ai aktualisht është i dëmtuar. Në këtë renditje të pafat në vendin e tretë është Paul Pogba me 54 mungesa. Dy lojtarët më të rëndësishëm të viteve të fundit Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë munguar respektivisht 14 dhe 12 takime prej lëndimeve.

Mohamed Salah është lojtari më mirë fizikisht, pasi prej sezonit 2017-2018 ka munguar vetëm 3 herë për shkak dëmtimesh.

Tv Klan