Sulmuesi francez ngeli pa fjale kur u informua se “Pancerat” ishin mposhtur nga Japonia

Sulmuesi i Francës, Osman Dembele, ngeli pa fjalë në konfencën për shtyp kur mësoi se Gjermania ishte mposhtur nga  Japonia në Katar 2022.

Përfaqësuesja aziatike edhe pse pësoi një gol, përmbysi katër herë kampionët e botës, duke i ndëshkuar dy herë.

Pas fitores së Arabisë Saudite ndaj Argjentinës, kjo është surpriza e dytë më e madhe që dhuron ky botëror.

Kur gazetari i tha se çfarë opinion kishte nisur për këtë Kupë Bote surprizuese, pas humbjes së Pancerave, lojtari i “gjelave” u surpizua pa masë.

25-vjeçari mendon se kombëtaret e mëdha duhet që të japin maksimumin pavarësisht se cilin kundërshtar kanë kundër.

Japonia merr pjesë për herë të shtatë radhazi në një botëror, ndërsa kurrë nuk ka qenë kualifikuar përpara vitit 1998. Por asnjëherë më parë nuk ka fituar ndaj në rivali me kaq histori.

Për “pancerat”, dështimi ishte një përsëritje e makthit të botërorit të 2018-ës, kur si kampionë në fuqi humbën ndaj Meksikës, e më pas me Korenë e Jugut, duke u eliminuar që në fazën e grupeve.

Klan News