Fermerët në Divjakë tremben se prodhimi nuk do të jetë gati për tregtim brenda afateve

Moti i keq i ditëve të para të Prillit ka dëmtuar të mbjellat në Divjakë. Është sezoni i mbjelljes së bostanorëve dhe shumë fidanë janë dëmtuar nga reshjet dhe ngrica.

“Moti ndikon shumë se i ka tharë bimët. Është shumë ftohtë mëngjesi dhe darka. Shi bie përditë. Edhe era s’na ka lënë t’i mbulojmë”,  thotë një qytetar.

“Të shikojmë tani po i shpëtoi këtij të ftohti që po bën këto ditë. Mbase do marrim ndonjë rezultat”, shprehet një tjetër.

Prodhimi duhet të jetë gati për tregtim në muajin qershor. Fermerët kanë kontratat për eksport, por kanë frikën e pjekjes së bostanorëve brenda afatit.

Në Divjakë janë mbjellë 719 ha tokë me shalqi. Për shkak të klimës së favorshme prodhimi del në treg 2 javë më shpejt dhe eksportohet në vende të ndryshme të Europës.

Klan News