Përmirësohet disi situata e përmbytjeve, 4700 ha tokë ende nën ujë

Veç dëmeve të shumta nga përmbytjet, banorët në zonën e Shkodrës nuk do të munden ta kultivojnë tokën as në pranverë. Uji do kohë që të largohet nga sipërfaqja.

“Është një pellg që uji largohet shumë me vonesë, tokat tona nukbëhen as sot një muaj që të hyjnë mjetet për punimet e pranverës”.

Të mbjellat janë kalbur. Banorët në Suka Dajç nuk kanë marrë asnjë ndihmë. Ndaj kërkojnë që të aplikohet ligji i digave.

Situata është përmirësuar disi në zonë. Rruga për në Dajç tashmë është e hapur por megjithatë qarkullohet me vështirësi. Mbi 4700 ha tokë janë ende nën ujë në të gjithë qarkun ndërsa disa shtëpi janë të përmbytura e shumë të tjera të izoluara nga uji.

Klan News