75 miliardë euro janë dëmet e llogaritura nga fatkeqësitë natyrore në vitin 2018. Lajmi bëhet i ditur nga “Reuters” dhe “New York Post”, duke u bazuar në përllogaritjet e entit britanik “Chrisitian Aid”.

Eventi më dramatik i vitit që po lëmë pas janë uraganet “Florence” dhe “Michael” që së bashku kanë shkaktuar një dëm prej 32 miliardë dollarë. Ato prekën brigjet e SHBA, Karaibeve dhe Amerikës Qendrore.

9 miliardë dollarë është kostoja e dëmeve të zjarreve masive të shkaktuara në SHBA gjatë këtij viti, që shkaktuan edhe shumë humbje jetësh përveç shkatërrimeve masive që lanë pas në disa qytete të Kalifornisë.

Një tjetër vend që u godit rëndë nga eventet atmosferike është Japonia, e cila vetëm gjatë përballjes me tajfunin “Jebi” pësoi 9 miliardë dollarë humbje.

Kreu i departamentit mbi klimën në “Christian Aid”, Kat Kramer thekson se këto statistika vënë në pah impaktin katastrofik që kanë ndryshimet klimatike për jetën e njerëzve në mbarë globin.

Klan Plus