Dëmet nga tërmeti, AMF: Qytetarët të informohen për kontratën e sigurimit të banesës

Dëmet nga tërmeti, AMF: Qytetarët të informohen për kontratën e sigurimit të banesës

17:03 23/09/2019

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njofton qytetarët se mund të marrin informacion pranë zyrave të këtij institucioni për përfitimet që kanë nga kontrata e sigurimit të banesës për dëmet që ka shkaktuar tërmeti.

Nisur nga situata e ditëve të fundit, shkaktuar nga tërmeti i datës 21 shtator 2019, çdo qytetar mund të marrë asistencë pranë AMF-së për t’u informuar për përfitimet nga kontratat e sigurimit të pronës dhe banesave nga katastrofat natyrore si tërmetet, zjarri, përmbytjet, etj. Për të gjithë ata që disponojnë një kontratë të tillë dhe kanë nevojë për informacione në lidhje me përfitimet nga kontrata, të drejtohen pranë shoqërive të sigurimit ku janë siguruar”, thuhet në njoftimin e AMF.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare informon qytetarët se çdo kompani sigurimi ofron produkte për sigurimin vullnetar të pronës dhe banesave nga katastrofat natyrore. /tvklan.al





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi