Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në fshatin Bubq, ku ka takuar disa nga banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Basha para banorëve, premtoi se do opozita do të ngrejë zërin për ta që shteti t’i ndihmojë me fonde.

“Do të bëjmë gjithçka që t’u gjendemi gjithë njerëzve që u janë prishur shtëpitë. Do të kërkojmë që shteti të japë fonde njerëzve. Kjo është kryesore. Ne do të bëjmë pjesën tonë për këtë punë, do të insistojmë. Është një faturë që asnjë familje nuk e përballon dot ose pak kush mund ta përballojë. Shumica e kanë pasurinë e jetës”, deklaroi ai.

Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit  që u mori jetën 51 personave dhe la të plagosur më shumë se 900 persona, ka shkaktuar edhe dëme të shumta materiale, dhe Bubqi është një nga fshatrat e prekur. /tvklan.al