Shoqërohen dy ish-kryetarët e komunave Farkë e Kashar

Prokuroria e Tiranës ka firmosur 38 urdhra-ndalimi për pasojat e tërmetit, prej të cilave, policia ka ekzekutuar deri në mbrëmjen e së martës 27 prej tyre.

“Dhjetra ish -zyrtarë të komunave Farkë, Kashar e Vorë, arkitektë e ndërtues janë shoqëruar në polici për pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit. Mes tyre janë dy ish – kryetarë të komunës se Farkës dhe Kasharit”.

Dy ish-zyrtarët e pushtetit vendor janë Fatbardh Plaku, ish-kreu i Komunës Farkë dhe Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar.

Të gjithë të ndaluarit dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë falsifikuar dokumentet.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës, ka rezultuar se në prishjen e objekteve ka ndikuar cilësia e dobët e ndërtimit. Nga verifikimet janë evidentuar ndërhyrje të paligjshme në strukturën e objekteve. Një tjetër shkelje e konstatuar është dhe mungesa e kolaudimit të disa objekteve.

Të gjitha këto shkelje rezultuan pas kontrolleve të dokumentacionit të godinave të prekura nga tërmeti në zonat e Farkës, Kasharit, Vorës, Kombinatit e Liqenit të Thatë.

Një hetim të ngjashëm zhvilloi dhe Prokuroria e Durrësit. Më 14 Dhjetor të vitit të kaluar, u arrestuan 9 persona të cilët u akuzuan për vrasje me dashje, vrasje në rrethana të tjera cilësuese si dhe shpërdorim detyre. Mes të ndaluarve kishte zyrtarë të pushtetit vendor si dhe ndërtues.

Të ndaluarit nga policia në Tiranë:

Fatbardh Plaku ish-kreu i Komunës Farkë

Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar

Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë

Stela Maze, arkitekte

Anila Harxhi, arkitekte

Merita Kushi

Bukurije Halili

Ali Dyrmishi

Vjollca Hoxholli

Gerti Çalliku

Jani Ikonomi

Qirjako Gjergo

Naim Shehi

Ermir Çina

Adhurim Qehajaj

Gëzim Shkalla

Pëllumb Fortuzi

Xhevahir Doda

Reis Muça

Hekri Disha

Agim Eski

Faik Fejzo

Tv Klan