Ushqimi industrial është i dëmshëm për organizmin dhe këtë e vërtetojnë një sërë studimesh. “Junk food” na furnizon me shumë kalori dhe pak vlera ushqimore. Mirëpo një mjek anglez ka vendosur të eksperimentojë mbi veten pasojat që shkakton, duke vendosur të konsumojë në masën 80% të regjimit ditor ushqime të prodhuara në mënyrë industriale për 30 ditë. Qëllimi ishte të vërehen ndryshimet në trup, por edhe në tru në nivel biokimik, metabolik dhe neurologjik, dhe eksperimenti është ndjekur nga rrjeti britanik BBC.

Mjeku shpjegon se ndryshimet i ka vërejtur që në ditët e para, duke filluar të ndjente gjithnjë e më tepër ndjenjën e urisë, por edhe probleme të theksuara me aparatin e jashtëqitjes. Por në përfundim të 30 ditëve me këtë regjim ushqimor, kishte shtuar 6.5 kg, dhe analizat e gjakut kanë evidentuar çekuilibrim hormonal të fortë, veçanërisht hormoni i urisë, i cili ishte rritur 30%.

Në përfundim ekspertët shpjegojnë se ushqimi industrial përmban në vetvete shumë substanca kimike, pasojat e të cilave nuk njihen, si në rastin e secilës, por edhe në rastin e kombinimit të tyre. Kush konsumon vazhdimisht “Junk Food” merr mesatarisht 500 kalori më tepër në ditë në krahasim me ata që hanë në mënyre normale me tendencë të shëndetshme. Dhe kjo mënyrë ushqyerje mund të jetë shumë e dëmshme mbi të gjitha mbi fëmijët dhe adoleshentet, trupi dhe truri I të cilëve është në zhvillim.

Klan News