Dëmi ekonomik që po shkakton bllokimi i kanalit të Suezit nga një anije gjigande mallrash është shumë i madh. Sipas përllogaritjeve anija e bllokuar në kanalin e Suezit po mban rreth 9.6 miliardë Dollarë mallra çdo ditë.

Kanali i Suezit është pika më jetike e lidhjes ekonomike mes Lindjes dhe Perëndimit dhe aty kalojnë rreth 400 milionë Dollarë mallra çdo orë.

Të dhënat nga eksperti i anijeve Lloyd’s List vlerësojnë se nga Lindja në Perëndim eksportohen rreth 5.1 miliardë Dollarë mallra në ditë, ndërsa nga Perëndimi në Lindje rreth 4.5 miliardë Dollarë.

Kanali i Suezit, i cili ndan Afrikën nga Lindja e Mesme dhe Azinë, është një nga rrugët më të ngarkuara tregtare në botë, me rreth 12% të tregtisë totale globale.

Kanali i Suezit është prej ditësh i bllokuar, dhe po punohet që anija gjigandë të lëvizë prej andej, por duket se gjithçka është e pamundur deri tani. Egjipti ka hapur rrugën e vjetër të kalimit për të vijuar transportin e mallrave, por shumë anije sërish kanë mbetur të bllokuara./tvklan.al