demi falls

Demi Lovato pësoi një incident aspak të këndshëm mbrëmjen e së premtes.

Këngëtarja u rrëzua në skenë gjatë kohës që performonte në koncertin “Z100 iHeardRadio Jingle Ball”, të mbajtur në Madison Square Garden, të New York -ut.

Incidenti ndodhi pasi 23 – vjeçarja perfomoi hitin e saj “Cool for the Summer” dhe i uroi spektatorëve natën e mirë.

Sipas “ETonline”, Lovato nuk e vuri re stativin e mikrofonit që ndodhej pas këmbëve të saj dhe teksa u kthye për të dalë nga skena, ajo u pengua dhe ra përtokë.

Sipas website -it amerikan, i gjithë koncerti u transmetua drejtpërsëdrejti në TV, por në momenitin e rrëzimit të këngëtares, transmetimi u ndërpre.

Megjithatë, në një postim në Twitter, më vonë gjatë mbrëmjes, vetë Lovato e konsideroi si komik incidentin duke shkruajtur: “Akoma nuk e keni kuptuar? Vetëm “kalamajtë” e lezetshëm rrëzohen në skenë…..”

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja e hitit “Confident” rrëzohet para mijëra fansave dhe pikërisht kjo ka bërë që këta të fundit të mos i kursejnë batutat në rrjete sociale. /tvklan.al