59-vjeçarja ka pozuar e veshur me bikini të markës “Andie Swim”

Aktorja e njohur Demi Moore ka treguar fizikun e saj të jashtëzakonshëm së fundmi në “Instagram”, teksa ka pozuar e veshur me bikini të markës “Andie Swim”

Aktorja hollivudiane Demi Moore ka treguar linjat e saj perfekte trupore teksa ka pozuar në një jaht luksoz.

59-vjeçarja dukej e jashtëzakonshme teksa pozoi e veshur me bikini nga koleksioni më i fundit i markës “Andie Swim”

Demi ka pozuar një sërë pozicionesh, teksa shihet e veshur me modele të ndryshme bikinish .   

Në foton e parë 59-vjeçarja shihet teksa pozon e buzëqeshur, e veshur me një palë bikini ngjyrë leopard. Me flokët e hedhura krahëve aktorja e kompletoi pamjen e saj me një palë vëthë rrethore floriri dhe një make up natyral.

Ndërsa në një foto tjetër, artistja shihet teksa pozon e veshur me një palë bikini në ngjyrë të zezë , teksa mbante veshur krahëve një këmishë të së njëjtës ngjyrë dhe një palë syze dielli.

Fansat e aktores kanë mbetur të mrekulluar pas fotove, duke  e komplimentuar atë, për format trupore perfekte.

Klan News