Pas tre martesave të dështuara, aktorja amerikane Demi Moore ka vendosur të krijojë një lidhje të re. Por këtë herë duke hequr dorë nga meshkujt.

Aktorja e njohur hollivudiane përflitet së është në një lidhje me stilisten serbe, Masha Mandzuka.

Në disa foto të publikuara nga “Daily Mail”, 56-vjeçarja Demi Moore shihet e lumtur pranë 43-vjeçares Masha dhe vajzës së saj 2 vjeçe, në Los Angeles.

Demi, e cila ka tre fëmijë me ish-bashkëshortin Bruce Willis, është në një lidhje me stilisten prej më shumë se dy vitesh.

Sipas mediave ndërkombëtare, vajzat janë njohur që në 2014-n dhe nëse lidhja e tyre zyrtarizohet do të jetë marrëdhënia e parë publike e Demi-t që pas ndarjes nga Ashton Kutcher në 2011-n.

Tv Klan