Partia Demokratike i rikthehet çështjes ” Apostoli” . Këtë herë akuzat janë akumuluar të mbështetura dhe në prova. Sipas sekretarit demokrat Ridvan Bode dokumentat e paraqitura në tender nga firma fituese kanë qënë të falsifikuara dhe për këtë ka qënë në dijeni dhe ish ministri Apostoli. Duke qënë akuza të bëra dhe më parë, demokratët marrin shkas të ngrenë akuzë dhe ndaj qeverisë e cila nuk po bën asgjë në hetimin e kësaj çeshtjeje duke e bërë dhe atë të implikuar njëkohësisht.

Pamje, mbledhje Partia Demokratike, Ridvan Bode./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti