Demokratët edhe këtë javë do të vijojnë të bllokojnë punën e komisioneve parlamentare dhe Kuvendit, duke mos lejuar të diskutohet asgjë e parashikuar në rend të ditës, veç çështjes “ Xhafaj”.

Edhe në mbledhjen e mesditës me dyer të mbyllura, grupi parlamentar i demokratëve vendosi që betejën për largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj opozita ta vijojë jo vetëm në Parlament, por edhe duke protestuar përpara Ministrisë së Brendshme.

Çështja “Xhafaj” dhe lidhjet e qeverisë me krimin e narkotrafikun dominuan debatin parlamentar në mbledhjet e komisioneve, ku opozita ripërsëriti kërkesën për largimin e ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit Rama.

Tv Klan