Michelle Obama: Ai nuk arriti të vendosë rregulla në këtë problematikë

Me performanca muzikore me mesazhe të forta kundër racizmit në një takim virtual demokratët amerikanë kanë zyrtarizuar mbështetjen për kandidatin e tyre për President në zgjedhjet e Nëntorit, Joe Biden. Ish-zonja e parë Michelle Obama u tregua e ashpër me presidentin Trump.

“Donald Trump pati kohë mjaftueshëm për të dëshmuar se mund ta bëjë atë punë, por është e qartë se nuk e bën dot. Donald Trump është Presidenti i gabuar për vendin. Këtë herë duhet të bëjmë ndryshimin, t’i japim fund këtij kaosi, ta votojmë Joe Biden”, tha ajo.

Nuk dihet nëse fjalimet virtuale e të regjistruara paraprakisht, pa një audiencë të vërtetë në sallë, do të gjenerojnë të njëjtin nivel entuziazmi të elektoratit pro Biden me atë të përpara pandemisë. Nga Mineapolis Trump ironizoi rivalët për fjalimet e regjistruara.  

“Qëndrimet e ekstremit të majtë të cilat Joe Biden  synon të përforcojë nuk kanë për të pasur vend në Shtëpinë e Bardhë. Një fitore e Biden-it do e zëvendësojë lirinë amerikane me fashizmin, sepse të majtët janë fashistë.”

Donald Trump e përshkroi ndikimin e koronavirusit mbi ekonominë amerikane si një mënyrë e Zotit për të testuar aftësitë e tij.

“Unë e pyeta Zotin nëse isha treguar i afte në këtë gjë sepse vetëm unë mund ta bëja. Zoti më qortoi duke më thënë se nuk duhet të flisja kështu dhe më pas më tha se tani do të duhet te rindërtoj prapë ekonominë”.

Donald Trumpi zyrtarizohet si kandidat në Kuvendin Kombëtar Republikan në 24 Gusht. Në udhëtimet e tij elektorale presidenti po shoqërohet për herë të parë që nga fillimi i pandemisë nga bashkëshortja Melania dhe djali 14-vjeçar Baron. Melania u pa sërish të refuzojë dorën e Presidentit, por sapo zbriten nga avioni ato u kapën dore për dorë sërish.

Klan Plus