Komisionerët e Bashkimit për Demokraci në një konferencë shtypi kërkojnë të shtyhet data e referendumit. Këtë kërkesë ata ia kërkojnë presidentit Rexhep Mejdani si dhe përfaqësuesve të OSBE-së. Nënkryetari demokrat Pëllumb Çela e justifikon këtë kërkesë me pretendimin për mos përfshirjen në listat e zgjedhjeve emigrantët, si dhe me mos regjistrimin e mijërave qytetarëve të tjerë brenda vendit. Sipas Çelës militinatët socialistë po hartojnë lista paralele në bashkëpunim me prefektët për të rritur në mënyrë artificiale përqindjet në votime.  Demokratët protestuan dhe për moszbatimin e platformës elektorale në Televizionin Shtetëror duke fajësuar drejtorin Klosi për moscensurimin e emisioneve. Komisionerët demokratë kanë deklaruar se kryetari socialist Çano dhe sekretari Bistri po manipulojnë me vulën e Komisionit Qëndror të Votimeve.

Pamje përfaqësues të Bashkimit për Demokraci konferencë, nënkryetari i KQZ-së Pëllumb Çela./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame