Demokratët kanë kujtuar 4 dëshmorët e 2 Prillit, të vrarë në gërhamat e fundit të sistemit komunist në protestat që kishin shpërthyer në të gjithë vendin, por që Shkodra ishte kthyer në kryeqendren anikomuniste.

Sali Berisha kërkon nga shkodranët që 32 vite më pas, të ngrihen për të rrëzuar një tjetër monizëm, edhe më të egër, atë të Edi Ramës.

“I nderojmë në kushte të njëjta me atë që ekzsitonin ditën që ata ranë për t’u bërë të pavdekshëm.”

Zgjedhjet e 14 Majit për liderin e demokratëve kanë një rëndësi jetike për demokratët edhe pse janë zgjedhje lokale.

“Janë zgjedhjet e jetës tonë.”

Përpara gazetarëve, ftesa qe ju bën mbështetësve të djathtë të mos shpërdorojnë votën e tyre për binomin Basha-Alibeaj.

“Të bashkohemi dhe të mos harrojmë “Basha-Alibasha janë pengje të Edi Ramës dhe çdo votë e imagjinuar për ata, është votë për Edi Ramën.”

Në ndalesën e tij në Malësinë e Madhe ku kërkojnë votën për kandidatin Isa Rama, e akuzoi kryeministrin për tradhti kombëtare, ndërsa nismën “Open Balkan” si dëshmi të aleancës me Aleksandër Vuçiçin për t’i hapur rrugën trafikut të narkotikëve dhe jo lëvizjes së lirë të mallrave.

“OKB-ja ka gjetur se Ballkani i Hapur ishte “Ballkani i kokainës”. Se ajo liria e qarkullimti të kamionit që thishte Edi Rama, është shndërruar në një zonë të lirë për kokainën.”

Sali Berisha përsërit akuzat për abuzime me fondet publike nga ana e qeveritarëve.

Tv Klan