Për të nderuar afro-amerikanin George Floyd që humbi jetën në Minesota, demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë bërë një gjest mjaft të veçantë janë ulur në gjunjë. Për 8 minuta e 46 sekonda ata mbajtën heshtjeje në një nga sallat e Kongresit dhe lexuan emrin e George Floyd-it apo personave të tjerë të vrarë.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi është shprehur se do të respektohet çdo vendim i popullit për të dënuar të gjitha aktet e dhunës ndaj forcave të policisë. Demokratët e Kongresit propozojnë një rishikim të departamenteve të policisë në të gjithë SHBA-në si një përgjigje ndaj vrasjeve që ndodhin brenda komunitetit afro-amerikan.

Dokumenti i quajtur “Drejtësia mbi veprimet e policisë gjatë patrullimit” ligjvënësit kërkojnë krijimin e një baze të dhënash në lidhje me incidentet ku policia ka përdorur forcë dhe dhunë si dhe ndalimin e kapjes nga fyti të njerëzve me ngjyrë. Në bazë të këtij propozimi në këtë mënyrë do të rishikohet sjellja e policisë federale dhe nëse mbi njerëzit ushtrohet dhunë atëherë oficerët do të duhet të ndiqen penalisht që kanë shkelur të drejtat e njerëzve.

Ndërkaq ish-polici i Minneapolis i akuzuar për vrasjen e Floyd është paraqitur për herë  të parë në gjykatë, ku lirimi me kusht i tij ishte 1,25 milionë dollarë. Derek Chauvin po përballet me akuza për vrasje të shkallës së dytë dhe për vrasje pa paramendim. Tre oficerët e tjerë të arrestuar akuzohen për ndihmë dhe nxitje për vrasje.

Aktualisht Chauvin po mbahet në burgun shtetëror të Minesota në Oak Park Heights. Paraqitja e tij e ardhshme në gjykatë është caktuar më 29 Qershor. Vdekja e Floyd në Maj çoi në protesta globale dhe i ngriti të gjithë duke bërë thirrje për reformë policore, më shumë drejtësi dhe liri.

Klan Plus