Demokratët nisin procedurat për hetimin e Trump

Demokratët nisin procedurat për hetimin e Trump

08:20 25/09/2019

Presidenti amerikan: Një tjetër gjueti shtrigash

Kongresistët demokratë amerikanë nisën procedurat ligjore për vënien nën hetim penal të presidentit Donald Tramp për dyshimet se është përpjekur të ndikojë në punët e brendshme të Ukrainës. Në deklaratë para gazetarëve, drejtuesja e dhomës së ulët, demokratja Nensi Pelosi kërkoi që presidenti të dalë përpara drejtësisë.

“Këtë javë, presidenti pranoi se i kishte kërkuar presidentit të Ukrainës të ndërmerrte veprime, prej të cilave ai mund të përfitojë politikisht. Presidenti duhet të japë llogari. Askush nuk është mbi ligjin”.

Presidenti Trump në një seri postimesh në Twitter hodhi poshtë duke i quajtur procedurat, një tjetër gjueti shtrigash pas të ashtuquajturit skandali “Russiagate”.

Tramp akuzohet nga demokratët se i ka kërkuar presidentit të ri ukrainas, të nxisë nisjen e hetimeve për aferën e dyshimtë të djalit të Joe Biden, rivalit të tij të mundshëm demokrat në presidencialet e 2020-s.

Në media janë hedhur dyshime se Hunter Biden ndikoi në shkarkimin e prokurorit të përgjithshëm në Ukrainë në vitin 2016, për të penguar hetimet për kompaninë e gazit ku ai ishte drejtor. Megjithatë Kievi nuk i ka nisur asnjë hetim për këtë çështje. Nisja e hetimeve për Trump-in duhet të kalojë në të dy dhomat e kongresit.

Tv Klan

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori