Më në fund pas shumë kërkesash dhe kërcënimesh për të marrë zyrat e partisë, grupimi demokristian i cili kryesohet nga Gjelosh Nikolla, e ka vënë sot këmbët në selinë që mbahet nga kryetari i partisë, Zef Bushati. Në sallën e konferencave për shtyp, sekretari i përgjithshëm Gaz Përmani, pas një bisede më njerëzit e Nikollës, ka deklaruar se është rënë dakort në parim për bashkimin e të gjitha forcave demokristiane në një të vetme dhe ky do të jetë dhe objektivi i ardhshëm i kongresit të rradhës. Ndërkohë vetë Bushati i cili sipas grupimit të Gjelosh Nikollës është përgjigjur se është përjashtuar nga partia që në vitin 1996, ndodhet aktualisht jashtë vendit.

Pamje demokristianët Gjelosh Nikolla, sekretari Gaz Përmani./tvklan.al