Partia Demokristiane doli në konferencë shtypi për referendumin e zhvilluar. Sipas demokristianëve pati shkelje në këtë proces nga Aleanca e Shtetit por ata do të njohin vetëm rezultatin final nga KQZ-ja.

Në mungesë të kryetarit Zef Bushati dhe deri në Kongresin e Partisë, kjo parti do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë duke zgjidhur edhe problemet e brendshme. Sipas Gaz Përmanit, ish sekretarit të Zef Bushatit, ky i fundit ndodhet në Itali , duke i shkëputur në këtë mënyrë lidhjet me Tiranën./tvklan.al