Fenomeni i armëmbajtjes ka ende një shtrirje dhe prani të madhe në mjaft zona të vendit për ministrin e Brendshëm, Taulant Balla.

Ky i fundit në një takim ku morën pjesë përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor, diplomatë të huaj, në kuadër të një projektit të OSBE-së për uljen e përhapjes së tyre tha se Policia e Shtetit ka kryer një punë të rëndësishme për goditjen e fenomenit.

“Në 300 ditët e fundit, Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion të rëndësishëm kundër fenomenit të armëmbajtjes pa leje, sikurse është “Sundimi i Ligjit” dhe ka sekuestruar disa qindra armë zjarri, 415 armë zjarri, shto këtu edhe një numër shumë më të madh armësh të ftohta.”

Në këtë takim u prezantuan edhe njësitë K9, thënë ndryshe njesitë e qenve të stërvitur.

“Qentë e mirë stërvitur përdoren jo vetëm për zbulimin e armëve të fshehura në kroskote, në sedilje makinash, në vende të fshehura, mos harrojmë që i përdorim qentë e policisë për të zbuluar drogën, për të zbuluar eksplozivët, paratë e padeklaruara “cash”, dhe sidomos edhe kur kemi fatkeqësi natyrore.”

Balla shtoi se rritja e kapaciteteve dhe aftësive për qentë gjurmues do t’i ndihmojë ata edhe në luftën kundër armëmbajtjes pa leje.

Tv Klan