Bashkia e Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e familjes Rama të denoncuar nga Partia Demokratike duke i quajtur gënjeshtra deklaratat për mos marrje të dëmshpërblimit të tërmetit.

Në deklaratën zyrtare thuhet se “familja e Shpëtim dhe Valbona Ramës është ndihmuar nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës, si në rastin e tërmetit të 21 Shtatorit, ashtu edhe të 26 Nëntorit 2019. Pas vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 21 Shtatorit, familja Rama ka përfituar një dëmshpërblim prej 296 mijë Lekësh, të cilat janë tërhequr pranë Postës Shqiptare nga z. Shpëtim Rama me firmën e tij”.

Instituti i ndërtimit e ka vlerësuar DS2 dëmin në banesën e kësaj familje e për pasojë ata kanë përfituar dëmshpërblim për riparim të dëmit. Bashkia ka vënë në dispozicion edhe dokumentet përkatëse.

Tv Klan