Një dëmtim horror i ka ndodhur mbrojtësit të Bayer Munchen, Alphonso Davies. Që në minutën e dytë të ndeshjes Davies ka pësuar një dëmtim që e detyroi atë të largohej nga fusha e blertë.

Ai ka qenë duke ecur, por këmba e tij e djathtë nuk i është përgjigjur si duhet dhe për pak sa nuk e ka thyer.

Sapo është dëmtuar Davies është shtrirë në tokë dhe nuk ka mundur që të ngrihej më dhe mjekët vendosën që ai të mos vijonte ndeshjen.

Pas zëvendësimit, ndeshja ka vijuar normalisht dhe Bayer e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh me dy gola kundër Frankfurt./tvklan.al