Tërmeti i para pak minutave me magnitudë 4.9 ka shkaktuar dëmtime në murin e Urgjencës së Spitalit të Durrësit.

Lajmi konfirmohet nga mjekë të spitalit, të cilët thonë se është rrëzuar suvaja dhe muri është dëmtuar. Për fat të mirë, nuk ka të lënduar.

Policia ka vendosur shiritin rrethues në zonën ku është dëmtuar muri i Urgjencës së Durrësit. /tvklan.al