Tek lojtarët rëndon ende humbja me Lituaninë

Për dy ndeshjet e radhës Shqipëria do të duhet të bëjë pa tre futbollistë. Trajneri Reja do të duhet të parashikojë mungesa mes lojtarëve. Thomas Strakosha, Myrto Uzuni dhe Jon Mersinaj, nuk do të jenë të gatshëm për shkak dëmtimi. Ndërsa me grupin po stërvitet Etrit Berisha.

Mesditën e së enjtes me ekipin është bashkuar edhe sulmuesi i Juventusit, Xhakomo Vrioni. Humbja me Lituaninë i ka vënë nën presion lojtarët që thonë se kjo do të ndikojë pozitivisht.

Më mirë të kesh presion sesa jo. Më mirë ta harrojmë atë ndeshje me Lituaninë. Tani kemi Kazakistanin, pastaj të merremi me Lituaninë. Është situatë e vështirë për të gjithë, jo vetëm për klubet dhe kombëtaret. Duhet t’i respektojmë rregullat. Kur vendos FIFA dhe UEFA, nuk mund të ndërhyjmë”, shprehet Gjimshiti.

Humbja në shtëpi me lituaninë nuk është harruar dhe për futbollistët duket6 se ka shpërbyer si mësim.

Skemat i kam pranuar. Na i thotë trajneri çfarë të përmirësojmë. Grupi të funksionojë mirë. Ishalla të marrim 3 pikë me Kazakistanin. Atë me Lituaninë po e vuajmë akoma, besoj dhe lojtarët e tjerë. Të fitojmë tani dhe të mendojmë për Lituaninë”, tha Abrashi.

Ndeshjet e radhës në grupin 4 të ligës C do të bëjnë diferencën pasi të gjitha skuadrat janë me pikë të barabarta.

Tv Klan