Dy ekipet duhet të paguajnë 200 mijë Lekë

Sjellja antisportive e tifozëve në derbin e kryeqytetit, është pasuar me gjoba nga Komisioni i Disiplinës.

Partizani dhe Tirana janë gjobitur me nga 200 mijë Lekë dhe shlyerjen e dëmeve të shkaktuara në stadiumin “Air Albania” nga sportdashësit e tyre.

Disiplina vendosi që të hapë edhe një proces hetimor për dhunën e ushtruar ndaj arbitrit të ndeshjes së kategorisë së parë, Shkumbini – Dinamo.

Tv Klan