Drejtori i Autoritetit Rrugor, Dashamir Xhika i fshihet përgjegjësisë për lënien pa dalje në bregdet të 300 bizneseve e familjeve, në pik të sezonit turistik, pasi u ka hequr mbikalimin në autostradë dhe nuk ka mbajtur premtimin për vendosjen e tij brenda afatit të premtuar.

Dashamir Xhika refuzon t’i përgjigjet shqetësimit të këtyre bizneseve e banorëve dhe u shmanget pyetjeve të Televizionit Klan mbi këtë çështje.

Edhe Banorët e akuzojnë drejtperdrejt kreun e ARRSH, Dashamir Xhika, se nuk e ka vendosur mbiklimin e ri, pasi hoqi të vjetrin, për t’i shërbyer ndërtimit të një karburanti, ai u mor në mbrojtje nga Ministri i Transporteve, Edmon Haxhinasto, i cili tha se heqja e mbikalimit i shërben përmirësimit të infrastrukturës rrugore, ndonëse mbikalimi i ri është premtuar të vendoset.

Për këtë problem, që po u shkatërron qindra biznese, qytetarët pranë Shkëmbit të Kavajës po shqyrtojnë procedurat dhe po mbledhin materialet për ta paditur Xhikën në gjykatë, bashkë me Haxhinaston.

Bizneset e banorët e akuzojnë Xhikën se i ka dëmtuar ekonomikisht për të favorizuar një karburant.

Sipas tyre, nuk është rastësi që e gjithë autostrada është pa drita, nga mbikalimi i Shkozetit e deri në Golem dhe i ndriçuar vetëm para karburantit në fjalë.

Tv Klan