Te Manchester City frika është e madhe se Rodri mund të humbasë pjesën e mbetur të sezonit për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju.

Lojtari kreu vizitat e para mjekësore, por të tjera më të detajuara priten, ndërsa ka shqetësim në stafin mjekësor. Mungesa e spanjollit është një goditje e madhe për ambiciet e Citysens për të mbrojtur titullin kampion.

Lojtari i përfaqësueses spanjolle do të vazhdojë fazën e riaftësimit në Barcelonë. Rodri, i cili është një ndër favoritët për të fituar ‘Topin e Artë’, sa herë ka qenë në fushë që nga shkurti 2023, ka udhëhequr ekipin e Pepit drejt fitores. Humbjet për City kanë ardhur në tri takimet që 28-vjeçari ka munguar.

Sfida ndaj Arsenalit të dielën ishte e para e Rodrit në këtë sezon pas një pushimi të zgjatur veror për t’u rekuperuar për një dëmtim të marrë në fitoren në finalen e Kampionatit Evropian kundër Anglisë.

Mateo Kovaçiç e zëvendësoi Rodrin në takimin ndaj topçinjve dhe është një ndër emrat që do të përdoren nga Guardiola për ta zëvendësuar, bashkë me Ilkay Gundogan, Rico Lewis dhe Bernardo Silva, që më parë janë përdorur si mesfushorë qendre.

Me spanjollin në fushë, Siti ka fituar 74 për qind të ndeshjeve dhe ka humbur vetëm 11 për qind.

Klan News