Nëse goditja do të ishte marrë cm më sipër, mbrojtësi do të detyrohej t’i jepte fund karrierës si futbollist

Timoti Kastanj iu nënshtrua një operacioni që zgjati 6 orë pas dëmtimit të rëndë që mori në takimin e kampionatit evropian kundër Rusisë.

Por nëse goditja do të ishte marrë 3 centimetra më sipër, atëherë ai do të pësonte një dëmtim neurologjik, që do ta detyronte ta mbyllte karrierën e tij menjëherë.

Në pjesën e parë, mbrojtësi 25-vjeçar u përplas kokë më kokë me kundërshtarin rus Dalei Kuziaev.

Goditja shkaktoi thyerje në pjesën përreth syrit të djathtë. Pas ekzaminimeve të kryera rezultoi se ai kishte katër fraktura.

Mjekëve iu desh që të riformësonin pjesën kockore përreth syrit e madje aty u implantuan dhe pjesëza metalike për të bërë të mundur  që procesi të përfundonte me sukses.

Lojtari duhet që të pushojë për të paktën dy javë.

Sipas stafit mjekësor 25-vjeçari do të jetë i gatshëm që të rikthehet në fushë nga 6 deri në 8 javë. Te Lester Siti, ekip ku ai luan ende nuk janë të qartë nëse do ta kenë në dispozicion për nisjen e Premier Ligës në sfidën e 14 Gushtit.

Edhe në 2015-ën, Kastanje iu nënshtrua një operacioni, pasi pati probleme me shikimin si pasojë e një përplasjeje të fortë.

Klan News