Nuk kanë fund telashet te Manchester United. Sikur të mos mjaftonin problemet me rezultatet e arritura, “djajtë” duhet të përballen edhe me dëmtimet.
Sulmuesi Joshua Zirkzee ka mbyllur sezonin. Dëmtimi ndaj Newcastle, ka rezultuar i rëndë dhe holandezi do të jetë jashtë për një periudhë të gjatë.
Bëhet fjalë për një lëndim në shpinë dhe pritet të rikuperohet vetëm në verë. Zirkzee do të humbasë të gjithë ndeshjet e mbetura të këtij sezoni.
Holandezi ka shënuar 7 gola këtë sezon dhe 3 asiste, në 48 ndeshje të luajtura me fanellën e Manchester United. /tvklan.al