Prokuroria e Tiranës nis hetimet, sekuestron pamjet e kamerave

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për dy raste të tjera të lëndimeve të fëmijëve të mitura në kopsht dhe në çerdhe në kryeqytet. Uniformat blu janë sinjalizuar nga spitali për të dyja rastet dhe kanë nisur menjëherë hetimet. Dëmtimi i fëmijëve kanë ndodhur në një çerdhe në rrugën “Dalip Zavalani” dhe në një kopësht në rrugën “Peti”.

Fëmijët janë të moshës 4 dhe 2 vjeç. Burime nga uniformat blu bjën me dije se rasti i rrugës “Dalip Zavalani” 2-vjeçarja, ka dëmtime në pjesën e krahut. Vogëlushja është dërguar në çerdhe nga gjyshja e saj e cila po ashtu edhe ka vajtur për ta marrë. Pasi është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore bluzat e bardha kanë lajmëruar policinë për rastin.  

Në pamjet e kamerave të sigurisë të sekuestruara nga hetuesit rezulton se 2-vjeçaja është tërhequr keq nga krahu nga gjyshja e saj dhe i ka dalë krahu nga vendi. Kur është pyetur nga policia, e moshuara e ka pranuar që është ajo përgjegjëse për situatën. Prindrit e 2-vjeçares nuk kanë ngritur pretendime të tjera.

Ndërsa në rastin tjetër në kopshtin në rrugën “Peti”, prindërit kanë pretenduar se djali i tyre është dëmtuar duke luajtur me një bashkëmoshatarët. Spitali po edhe policia janë vënë në lëvizje për raste të tilla pas denoncimit të emisionit Stop ku edukatorja Majlinda Dehima dyshohet se i ka thyer këmbën një 3-vjeçarje. Dehima do të përballet me gjykatën penale të dielën në orën 10:30. Prokuroria ka kërkuar caktim të masë së sigurimit “arrest në burg”. 

Klan News