Ambientet e brendshme të Bashkisë së Pogradecit janë dëmtuar nga persona të paidentifikuar këtë të premte. Burime zyrtare të policisë thonë se nga të dhënat paraprake rezulton se nuk është vjedhur gjë, por vetëm janë dëmtuar dyert e disa zyrave.

Autoritetet thonë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

/tvklan.al