Socialistët bëjnë përgjegjese opozitën

Ndonëse fushata elektorale ende nuk ka nisur zyrtarisht, klima politike në vend ka nisur të tensionohet.

Pas ngarjeve të javës së shkuar në Elbasan, dy incidente të tjera elektorale që duket se kanë lidhje me njeri-tjetrin kanë ndodhur gjatë natës në qytetin e Fierit.

Persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamat e zyrave elektorale të Partisë Socialiste dhe Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Policia bën të ditur se rreth orës 03:00, në lagjen “1 Maj” Fier, në rrugën “Jani Bakalli” dhe pranë poliklinikës, janë konstatuar të dëmtuara me gur xhamat e zyrave elektorale të dy subjekteve politike.

Aljosh Doko, bashkkryetar i shtabit elektoral socialist të lagjes “1 maji” akuzon për ngjarjen kundërshtarët politikë, ndërsa mohon që PS të jetë përfshirë në thyrjen e xhamave të PDIU-së.

Nisur pikërisht nga klima e ngarkuar politike e shoqëruar edhe me incidente të shumta, KQZ i bëri thirrje pak ditë më parë subjekteve zgjedhore për vetëpërmbajtje.

Tv Klan