Lajme të këqija për Interin, pas humbjes në derbi. Zikaltërit kanë humbur për javët e ardhshme, një nga titullarët e padiskutueshëm.

Nicolo Barella u largua i dëmtuar nga fusha në derbin ndaj Milanit dhe testet mjekësore kanë zbuluar një problem në kofshën e djathtë për mesfushorin.

Sipas njoftimit të klubit, Barella do të jetë jashtë për të paktën tre javë dhe mund të llogaritet nga trajneri Simone Inzaghi, vetëm pas ndeshjeve të kombëtareve në muajin tetor.

27-vjeçari do të humbasë ndeshjet ndaj Udinese-s dhe Torino-s në kampionat, si dhe ndaj Crvena Zvezda në Ligën e Kampioneve. Barella pritet të jetë gati për ndeshjen ndaj Romës, më 20 tetor. /tvklan.al