Ngjarja ndodhi dje, u konstatua nga kryeplaku i fshatit Vodhinë

Persona të paidentifikuar kanë hapur memorialin e ngritur për ushtarët e rënë grekë në Dropull, ndërsa policia e Gjirokastrës ka nis hetimet për zbulimin e autorëve të ngjarjes.

Varrezat e ndërtuara pas luftës italo-greke, ka qenë gjithmonë ne ruajtjen dhe mbrojtjen e fshatit, ndërsa gjatë ditës së djeshme mësohet se disa persona kanë shkuar në fshat dhe janë prezantuar si anëtarë të komisionit për eshtrat, duke kërkuar të marrin eshtrat, por banorët e fshatit kanë refuzuar.

Ngjarja është denoncuara nga kryeplaku i fshatit dhe dy persona të tjerë të cilët edhe konstatuan dëmtimin e memorialit në fshatin Vodhinë të Dropullit. Memoriali është ngritur për nder të ushtarëve grek, të rënë në Luftën e Dytë Botërore.

Klan News