Një 61-vjeçare ka humbur jetën në një aksident në punë paraditen e sotme në landfillin e Bushatit në Vaun e Dejës në Shkodër.

Viktima, e identifikuar me iniciale K.B., u aksidentua në punë dhe u dërgua në spital pa shenja jete.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.  /tvklan.al