Dëmtohet rrjetit, 8 zona në Tiranë pa energji elektrike

Dëmtohet rrjetit, 8 zona në Tiranë pa energji elektrike

12:32 09/04/2020

Disa zona në Tiranë kanë mbetur pa energji elektrike.

Në një njoftim, OSHEE bën me dije se për shkak të dëmtimit të rrjetit 20kV pranë zonës së  “tregut elektrik” nga një  firmë private që po punon për shtrimin e rrugës, kanë mbetur pa energji 8 kabina që  furnizojnë këto zona në Tiranë: Fusha e “Ali Demit”, zona përballë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, zona e Gjeologjika, Tregu Elektrik, zona pranë “Piro Mani”.

Grupet e punës së  OSHEE janë në  terren dhe po punojnë për riparimin e defektit. /tvklan.al



Të ngjashme