Sokol Cikalleshi do të mungojë në ndeshjet me Spanjën dhe Italinë. Sulmuesi i kombëtares është lënduar në stërvitjen e të martës pasdite.

Pas kontrolleve të kryera rezulzoi një dëmtim në kofshë që do ta mbajë larg fushave për 3 javë.

Një mungesë e madhe për kuqezijtë, pasi Cikalleshi po kalonte një formë të mirë madje duke shënuar gol me Osmalinsporin në kampionatin turk.

Shqetësime me gjendjen gripale kanë patur edhe Agolli, Hysaj dhe Berisha por që nuk duket se do të kenë pasoja.

Tv Klan