Qeveria miraton ligjin për aministinë fiskale dhe penale

Vlera e parasë së padeklaruar, e cila pritet të legalizohet nga nisma e amnistisë fiskale arrin në 2.4 miliardë euro, por Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk mund të llogaritë shumën e saktë që do të klasifikohet si përfituese nga ligji i faljes.

“Synimi nuk ka qenë domosdoshmërisht vetëm ardhja e fondit monetar. Bëhet në rradhë të parë për bizneset dhe individët, të cilët do të sillnin për ta vetë një përfitim të shtuar”.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, sqaron se nisma synon të vendosë një vit zero për të gjithë qytetarët dhe bizneset që nuk kanë deklaruar pasurinë, dhe në përfundim të saj njësitë e inteligjencës pranë autoriteteve fiskale do të nisin kontrollin për evazorët që nuk do të deklarojnë të ardhurat e tyre.

“Bizneset ta quajnë këtë një vit zero dhe administrata fiskale po punon edhe për të ndërtuar instrumenta, të cilët nëpërmjet sistemit do të synojnë dhe gjurmimin pas këtij viti”.

Denaj thotë prerë se ligji nuk ndalon legalizimin e parave të krimit, apo të subjekteve që janë nën hetim, ndërsa nuk do të ketë amnisti për zyrtarët e lartë dhe pjesëtarët e pemës familjare të tyre.

“Janë larguar si pjesë e qasjes së përfitimit të amnistisë që në momentin e draftimit të ligjit”.

Qeveria ka miratuar ligjin për amnistinë fiskale dhe penale të deklarimit të pasurisë për të gjithë shtetasit dhe bizneset shqiptare, pavarësisht ku janë rezidentë. Nisma u miratua nga Këshilli i Ministrave një ditë pas publikimit për konsultim publik dhe  zhvillimit të disa mbledhjeve me grupet e interesit dhe Këshillin Tatimor. Ata që do të deklarojnë pasurinë do të paguajnë tatim 5% për fazën e parë të aplikimit të saj, 7% në të dytën dhe 10% në 4 muajt e fundit të efektit të këtij ligji.

Tv Klan