“Gjoba për bizneset që fshehin të ardhurat dhe dëmtojnë konkurrencën”

Ministrja e Financave Anila Denaj thotë se asnjë biznes, i cili respekton ligjin, nuk duhet të ketë frikë nga kontrollet që do të ushtrojë Hetimi Tatimor në këtë periudhë, në bazë të planit operacional që është hartuar.

Gjatë vizitës në disa biznese, kreu i financave të vendit tha se përveç strukturave tatimore do të jenë edhe institucione të tjera, si Inspektoriati i Punës, ato që do të nisin vizitat e kontrollit në kompanitë private.

Për ministren Denaj bizneset nuk duhet të shqetësohen për kontrollet tatimore, por për gjobën me të cilën do të ndëshkohen nëse nuk zbatojnë ligjin dhe nuk paguajnë në rregull detyrimet. Kjo gjobë për të ka kuptim, pasi në treg rivendoset konkurrenca e ndershme dhe respektohet biznesi i rregullt.

Një ditë më parë ishte vetë Kryeministri Rama ai që paralajmëroi një aksion të ri kontrolli në terren për bizneset që nuk paguajnë taksa. Shefi i qeverisë tha se bizneset nuk po presin më kupon tatimor, ndërsa janë 15 mijë kasa në kompani aktive që nuk raportojnë në sistem. Të gjitha këto sipërmarrje tashmë do të jenë në fokus të vizitave tatimore, ku një pjesë e tyre do të përqëndrohet përgjatë zonave turistike.

Tv Klan