“Kemi parashikuar edhe fondin për blerjen e vaksinës së Covid-19”

Qeveria do të përdorë tre instrumente kryesore në buxhetin e vitit të ardhshëm për të mbështetur rikthimin e ekonomisë në ekuilibër të goditur nga dy fatkeqësi natyrore: tërmeti dhe pandemia.

Gjatë prezantimit të pr/ ligjit për buxhetin në Konferencën e Kryetarëve në Kuvend, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj tha se buxheti do të mbështetë rritjen e pagave për shëndetësinë dhe arsimin, rritjen e investimeve publike në nivelin më të lartë të 10 viteve të fundit, dhe uljen e taksave për biznesin e vogël dhe sektorin bujqësor.

“Rikthimin në rrugën normale të rritjes ekonomike, të përkthyer në mirëqenie më të lartë të qytetarve, si dhe konsolidimin fiskal afatmesëm.”

Përveç investimeve dhe rritjes së buxhetit në shëndetësi, Denaj tha se është parashikuar edhe fondi për blerjen e vaksinës antiCovid, nëse vaksina do të jetë gati vitin e ardhshëm.

“Për përballimin e pandemisë Covid-19, do të financohet nga buxheti i shtetit dhe është në vlerën 6 miliardë lekë, ku përfshihet dhe kosto e parashikuar për vaksinën anti Covid.”

Buxheti i vitit të ardhshëm është në vlerën e 5.87 miliardë dollarëve, ku parashikohet një nivel të ardhurash prej 4.79 miliardë, ndërsa deficiti arrin në 1.08 miliardë dollarë. Borxhi në fund të këtij viti arrin në 80.9% të PBB, ndërsa vitin e ardhshëm nis trajektoren rënëse në 78.6%.

Tv Klan