Denaj: Një tjetër paketë ndihme kur të jemi në emergjencë

Denaj: Një tjetër paketë ndihme kur të jemi në emergjencë

19:12 30/10/2020

Në buxhetin e vitit 2021 nuk parashikohet një paketë të tretë

Qeveria do të marrë masa buxhetore për mbështetjen me paketa ndihmëse të bizneseve dhe qytetarëve vetëm nëse do të ketë një situatë emergjence si ajo e karantinimit të vendit në Pranverë të këtij viti.

E pyetur nga deputetët e opozitës në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ministrja e Anila Denaj tha se ndihmat janë të lidhura ngushtë me emergjencën, dhe në rastin se do të ketë emergjenca të ngjashme atëherë do të merren dhe menjëherë do të bëhen edhe ndryshimet në buxhet.

“Emergjenca nuk është sot siç ishte në momentin që bëmë dy paketat. Në momentin që u mbyllëm dhe u kufizuam dhe bizneset u mbyllën, ishte situatë emergjence dhe më pas bëmë paketat. Paketat i kemi lidhur me emergjencën, buxheti nuk është në emergjencë. Nëse do të ndodhemi do të bëjmë paketat në atë moment dhe do të ndryshimin e buxhetit”.

Qeveria ka parashikuar vetëm 40 milionë Dollarë në buxhetin e vitit të ardhshëm si fond rezevervë për situata të paparashikueshme, ku 10 milionë kanë si destinacion mbarëvajtejn e procesit zgjedhor, 10 milionë për studime projektesh në infrastrukturë dhe 20 milionë Dollarë do të jenë për emergjencat civile. Nga ana tjetër dhomat e shoqatat e bizneseve bëjnë thirrje për hartimin e një pakete të tretë ndihme.

Tv Klan





Të ngjashme