“Greqia nuk ndryshon qëndrim për çështjen e negociatave”

Negociatat mes Tiranës dhe Athinës, të ngrira prej më shumë se një viti do të nisin pas normalizimit të gjendjes në Shqipëri të krijuar nga tërmeti i fuqishëm të 26 nëntorit. Kështu la të kuptohet ministri i jashtëm grek Nikos Dendias, i cili në një intervistë për mediat greke tha se në Tiranë kishte mbërritur menjëherë pas lëkundjeve të tërmetit, për të shprehur solidaritetin e Greqisë.

Shefi i diplomacisë greke ka deklaruar se ditët e ardhshme do të takohet me homologët e tij nga Franca dhe Holanda, në një përpjekje për t’i bindur se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë hapjen e negociatave për anëtarësim. Dendias e ka cilësuar si objektiv strategjik të Athinës anëtarësimin në BE të vendeve të rajonit”.

Dendias garanton se Athina do ta vazhdojë politikën mbështetëse për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave të anëtarësimit, që në tetor u shtynë për një afat të pacaktuar. Dendias njoftoi se të hënën, më 9 dhjetor, ai ka ftuar homologët e tij nga Tirana dhe Shkupi në një mëngjes pune, për të diskutuar bashkarisht mbi këtë çështje.

Tv Klan