Vendimi ndaj Ervin Salianji dhe të pandehurve të tjerë në lidhje me çështjen “Babalja” u mor në unanimitet nga gjyqtarët e Apelit të Tiranës. Kështu ka njoftuar këtë të premte Gjykata e Apelit e cila thotë:

“Nisur nga disa kërkesa lidhur me vendimin e djeshëm (çështja ndaj të pandehurve Ervin Salianji, etj.), ju njoftojmë se vendimi është marrë në unanimitet”.

Kujtojmë se demokrati Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë mbi këtë çështje. Ndërkohë nuk munguan akuzat se dënimi është politik./tvklan.al